Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dënon fuqishëm djegien e veturave në veri
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në veri ku janë djegur disa vetura RKS të qytetarëve serbë.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka dënuar fuqishëm këto incidente, duke thënë se autoret e këtij krimi duhet të dënohen.
“E dënoj fuqishëm djegien e veturave të riregjistruara së fundmi me targa RKS në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është për të ardhur keq, i papranueshëm dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët përkatës”, ka shkruar Szunyog.