Shefi i repartit intensiv jep detaje për gjendjen e të riut që u ther me thikë në Drenas
Një rrahje mes disa nxënësve në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur sot në mëngjes.
Njëri nga nxënësit është plagosur me mjetë të ftoftë, i cili më pas është dërguar në Qendrën Emergjente, ku plaga e tij ka qenë serioze dhe e rëndë.
Pas kësaj i lënduar është dërguar në njësinë e Mjekimit intensiv, ku shefi i repartit intensiv, Shaqir Uka ka bërë të ditur për Nacionale se i riu është therur mbikrahun e djathtë afër qafës.
Uka për Nacionalen ka njoftuar se pas mjekimi në intensiv gjendja e tij është stabile përmomentin.
“Pacienti është sjellur në Qendrën Emergjente në orët e paradites për shkak të lëndimeve që ka marr me mjete të ftohta-thike, në regjionin e mbikrahut të djathte, afër qafës. Lëndimi është shumë serioz dhe i rendë. Pas tretmanit që ka marrë në QE pacienti është sjellur për monitorim dhe tretman mjekësor në njësinë e Mjekimit Intensiv. Gjendja e përgjithshme e ti për momentin paraqitet stabile.” – ka thënë Uka.
