Shefi i NATO-s, u bën thirrje Kurtit e Vuçiqit, që të përmbahen nga veprimet e njëanshme - NACIONALE

Shefi i NATO-s, u bën thirrje Kurtit e Vuçiqit, që të përmbahen nga veprimet e njëanshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stoltenberg, u ka bëre thirrje të dy palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që do të nxiste përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

“Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtitn për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kam bërë thirrje të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë përshkallëzim. Dialogu është mënyra e vetme para. NATO_KFOR-i mbetet vigjilentë”, ka deklaruar Stoltenberg.

Lajme të ngjashme