Shefi i NATO-s takohet me Trumpin: Çka u diskutua? - NACIONALE

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin: Çka u diskutua?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është takuar të shtunën me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Takimi është mbajtur në Palm Beach, Florida ka bërë me dije një zëdhënëse e aleancës ushtarake transatlantike.

“Kanë diskutuar një sërë çështje të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca.” – ka thënë shkurt zëdhënësja Farah Dakhlallah, raporton Reuters.

Në faqen zyrtare, NATO ka thënë Rutte dhe ekipi i tij janë takuar edhe me kongresmenin Mike Waltz, të zgjedhurin e Trump për t’u bërë këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, dhe zyrtarë të tjerë të presidentit të zgjedhur në ekipin e sigurisë kombëtare, transmeton Nacionale.

Të premten, NATO nuk iu përgjigj pyetjeve për koment mbi raportet e mediave se Rutte – ish-kryeministri i Holandës – kishte udhëtuar për në Florida me një aeroplan të qeverisë holandeze për t’u takuar me Trump.

Rutte, i cili mori detyrën si shef i NATO-s muajin e kaluar, është konsideruar gjerësisht si një nga liderët më të mirë evropian në krijimin e një marrëdhënie të mirë pune me Trump gjatë mandatit të tij të parë si president në vitet 2017-2021.

Lajme të ngjashme