Shefi i KEK-ut raportohet se është liruar nga emergjenca - NACIONALE

Shefi i KEK-ut raportohet se është liruar nga emergjenca

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i KEK-ut pasi u bastis raportohet të ketë pasur probleme shëndetësore. Por, tashmë ai del se është liruar nga spitali.

Lajmi është konfirmuar për Expressin nga ana e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, z. Naser Syla.

“Ka vazhdu, e ka kry tek ne,” – kishte thënë z. Naser Syla.

Avokati i z. Krasniqi kishte thënë më herët se gjendja e klientit të tij ishte përkeqësuar për shkak të forcave të mëdha të policisë.

Nagip Krasniqi ishte edhe aktivist i VV-së dhe drejtues i komitetit për energji në këtë parti.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, e që ka të bëjë me një tender në lidhje me kaldajat për bllokun A5 të Termocentralit Kosova A.

Nacionale kishte raportuar se mosfunksionalizimi i bllokut A5 të Termocentralit Kosova A po i kushtonte vendit rreth 1 milion euro në ditë.

Lajme të ngjashme