Shefi i EULEX-it në Kosovë: Bashkëpunimi i Policisë me KFOR-in dhe EULEX-in në veri është shembull i librave shkollorë - NACIONALE

Shefi i EULEX-it në Kosovë: Bashkëpunimi i Policisë me KFOR-in dhe EULEX-in në veri është shembull i librave shkollorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, përes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-ir dhe KFOR-it, përgjatë krizës së fundit në veri është shembull i librave shkollor.

“Koordinimi i ngushtë mes tre ofruesve të Sigurisë në Kosovë, Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX gjatë krizës së fundit në veri është shembull i librave shkollorë i bashkëpunimit civil dhe ushtarak në menaxhimin paqësor të një konflikti të paqëndrueshëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky postim erdhi pas njoftimit të KFOR-t, se është duke i larguar disa makina të djegura në veri të Kosovës, për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Kujtojmë se gjatë vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës një ekip i EULEX-it ishte sulmuar më shok-bombë, ndërsa ndaj një ekipi të KFOR-it, ishte gjuajtur më armë zjarri, nga bandat kriminele të cilat veprojnë në veri të vendit.

Lajme të ngjashme