Shefi i BE-së në Kosovë për zgjedhjet serbe: Të vazhdojë praktika e mbledhjes së votave nga OSBE-ja - NACIONALE

Shefi i BE-së në Kosovë për zgjedhjet serbe: Të vazhdojë praktika e mbledhjes së votave nga OSBE-ja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se duhet të vazhdojë praktika e grumbullimit të votave serbe nga OSBE në Kosovë për zgjedhjet serbe.


Ai sugjeroi se e njëjta procedurë mund të përdoret edhe për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, të cilat qeveria e Kosovës pretendon se nuk do të mbahen për shkak të mungesës së marrëveshjes paraprake me qeverinë serbe.


“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë, edhe pse të dyja palët deri më tani kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në Kosovë – dhe ky do të ishte një opsion i mundshëm për zgjedhjet e 3 prillit”, tha Szunyog për BBC.


Kryeministri Albin Kurti i kishte shkruar Szunyog-ut për organizimin e zgjedhjeve serbe më 3 prill, duke treguar se ato mund të mbahen në Republikën e Kosovës vetëm nëse dy qeveritë arrijnë marrëveshje.


“Bashkimi Europian beson se praktika e vendosur, sipas së cilës OSBE-ja organizon mbledhjen e votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, me disa rregullime për shkak të situatës aktuale”, shtoi ai.

Për këtë qëllim, ishim duke pritur një kërkesë nga Qeveria e Serbisë drejtuar Qeverisë së Kosovës. Zyrat ndërlidhëse (për dallim nga ‘zyrtarët’) janë vetëm mjete për bartjen e komunikimeve ndërqeveritare, jo zëvendësime politike apo institucionale të komunikimeve të tilla. Për më tepër, Beogradi as që e përmend Qeverinë tonë, porse na quan “autoritetet relevante qeverisëse të Kosovës”, thuhej në letrën e Kryeministrit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme