Shea: Veprimet e njëanshme që befasojnë të gjithë nuk janë të dobishme - NACIONALE

Shea: Veprimet e njëanshme që befasojnë të gjithë nuk janë të dobishme

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea ka thënë se veprimet e njëanshme në veri nuk janë të dobishme.

Sipas tij, dialogu është rruga më e mirë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme:

”Ky Dialog mund të jetë zhgënjyes, por ai përfaqëson rrugën më të mirë përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe është e rëndësishme që qeveria e Kosovës të angazhohet plotësisht në të”.

Sipas tij, konsultimet mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve janë më të rëndësishme se kurrë, gjatë kësaj periudhë që ai e ka konsideruar si të tensionuar.

”KFOR-it tashmë i është dashur të vendoset gjatë gjithë gushtit në urën e Mitrovicës për të ruajtur sigurinë. Kështu që konsultimet e ngushta ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare në terren janë më të rëndësishme se kurrë në këtë kohë të tensionuar në rajon.” – ka thënë Shea për “Klan Kosova”.

”Do të jetë shumë më e lehtë që strukturat paralele të shpërbëhen në mënyrë paqësore në kontekstin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe një proces që siguron komunitetin serb për vendin e tij të ardhshëm në Kosovë.” – ka shtuar ai.

Sa i përket veprimeve të njënashme të Qeverisë së Kosovës, që janë kritikuar nga partnerët ndërkombëtarë, ai u shpreh:

”Ajo që sinqerisht nuk është e dobishme janë veprimet e njëanshme që befasojnë secilin dhe të cilat nuk janë të koordinuara me KFOR-in apo EULEX-in, të cilët në fund duhet të merren me pasojat dhe të ofrojnë siguri”.

Lajme të ngjashme