ShBA vlerëson angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të Samitit për Demokraci
Zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, Shanthi Kalathil, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, duke e vlerësuar atë si një sukses të rëndësishëm.
Kalathil po ashtu ka theksuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e rëndësishme në këtë proces.
"Me afrimin e edicionit të dytë të Samitit per Demokracui, Zëvendësasistentja e e presidentit amerikan, Shanthi Kalathil, përshëndet progresin e Kosovës në nxitjen e përfshirjes së grave dhe grupeve të cenueshme dhe përgëzon lidershipin e Presidentes Vjosa Osmani në përmbushjen e zotimeve", thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
As the 2nd edition of the #SummitforDemocracy approaches, fmr. Deputy Assistant to @POTUS, Shanthi Kalathil, applauds Kosovo's progress in fostering the inclusion of women & vulnerable groups and commends President @VjosaOsmaniPRKS's leadership in delivering on 🇽🇰's commitments. pic.twitter.com/QVDU3cYWQx
— Office of the President, Republic of Kosovo 🇽🇰 (@Presidenca_RKS) March 14, 2023