ShBA e qartë: Biden dhe Blinken e mbështesin propozimin evropian për marrëveshje me Serbinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një përgjigjje dhënë për Klan Kosova, kanë potencuar se Presidenti Biden e Sekretari Blinkem, qysh në letrën dërguar institucioneve të Kosovës me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë, treguan se e mbështesin propozimin evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Sipas amabsadtës së ShBA-ve, ky propozim do ta dërgoj Kosovën drejt stabilitetit, prosporitetit ekonomig e drejt integrimit euroatlantik.
“Në nivelet më të larta të qeverisë, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik” thuhet në përgjigjjen e ambasadës.
Kujtojmë se Ambasada e ShBA-ve, pati kritika të forta ndaj partive opozitare, të cilat nuk po e mbështesin këtë propozim për marrëveshje.
Sipas amerikanëve qendrimet që kundër propozimit evropian nuk përkasin me politikat amerikane.