ShBA – Millorad Dodikut: Ndarja nga Bosnja do të ishte fundi i Republikës Sërpska - NACIONALE

ShBA – Millorad Dodikut: Ndarja nga Bosnja do të ishte fundi i Republikës Sërpska

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Në ditën kur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u miratua Rezoluta që shpall 11 Korrikun si Ditë Ndërkombëtare për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, Millorad Dodiku bëri një hap në Bosnjë. Ai propozoi ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnjë dhe Hercegovina. Ambasada amerikanë në Sarajevë sot ia bën të qartë Dodikut: Nuk ka ndarje të Bosnjës, mund të ketë vetëm fund të Republikës Sërpska.

Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".

Por, ambasada amerikane në Sarajevë, flet me tonë si më poshtë.

“Dje, zoti Dodik deklaroi se qeveria e Republikës Sërpska mori një vendim formal që të propozojë ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Ky është një hap i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe anti-Dejton i cili e vendosë në rrezik integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterik multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Kjo është kundër interesave të ShBA-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbrojnë ato – mes tjerash – edhe duke i mbajtë përgjegjës ata që i vendosin (këto interesa v.j) ato në rrezik.

Zoti Dodik dhe qeveria e Republikës Sërpska kanë provuar ta arsyetojnë këtë vendim duke u bazuar në një fushatë gënjeshtrash dhe dezinformimi – të dizajnuara për Republikën Sërpska.

Republika Sërpska mund të ekzistojnë vetëm brenda Bosnjë dhe Herecegovinës. Ndarja e Republikës Sërpska ose ‘shkëputja’ nuk nënupton pavarësinë e saj ose fundin e Bosnjë dhe Hercegovinës, por nënkupton fundin e Republikës Sërpska”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikanë në Sarajevë, shkruan Nacionale.

Për studiuesin dhe opinionistin Agon Maliqi, në kontekstin e Kosovës, kjo interpretohet si më poshtë:

“Ambasada e ShBA në Bosnje mesazh Dodikut: “Shkëputja e Republika Srpskas nuk do të nënkuptonte as pavarësi dhe as fund të Bosnjes, por fund të Republika Srpskas.”

Ndërkohë, militanti mesatar kosovar: “Amelika u bo me Celbinë, po na nguc Binin!””, shkruan ai.

Çka bënë dje Dodiku dhe Vishkoviqi?

Në 30 ditët e ardhshme, Qeveria e Republikës Sërpska (RS) do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore", njoftoi kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviq, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës Sërpska në Srebrenicë të enjten, më 23 maj.

Kjo nuk është shkëputje, ndarja paqësore nuk është shkëputje. Ndarja paqësore është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Ne do të ofrojmë atë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku", tha Vishkoviq, pa dhënë detaje të tjera për hapat që do të ndërmarrin.

Presidenti i RS-së, Millorad Dodik, po ashtu mori pjesë në mbledhjen e ekzekutivit.

Lajme të ngjashme