"S'duhet të politizohet": ShBA-ja dhe Gjermania të shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe - NACIONALE

"S'duhet të politizohet": ShBA-ja dhe Gjermania të shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë shprehur shqetësimin në dritën e vendimit për të mos e certifikuar Listën Serbe. Në një përgjigje të dhënë për Reporterin, Ambasada e ShBA-së në Kosovë theksoi shqetësimin "me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor."

“Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politik”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.

Ambasada u ShBA-së u shpreh gjithashtu e shqetësuar për përfshirjen e kritereve të motivuara politikisht në procesin e vendimmarrjes së KQZ-së për certifikimin e kandidatëve.

“Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ. Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, thuhet më tej në reagim.

Shqetësimit të Ambasadës së ShBA-së iu bashkua edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Rohde shtoi se procesi i certifikimit është një procedurë rreptësisht formale dhe si e tillë nuk duhet të politizohet.

“Ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Srpska. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është një procedurë rreptësisht formale që nuk duhet të politizohet.” – tha Rohde.

"Moscertifikimi" i Listës Serbe

Lista Serbe nuk ka arritur të certifikohet në Komisionin Qendror Zgjedhor, ndërsa shkaku për këtë u raportua të kenë qenë thirrjet nacionalist të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.

EO raportoi se dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi shprehën kundërshtimin për certifikimin e Listës Serbe, ndërsa shqetësimet e njëjta kanë pasur edhe të opozitës.

“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’”.

“Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, u shpreh Kurteshi, teksa lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet Allek me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

PDK ndau shqetësimet e njëjta me Vetëvendosjen, por se rikujtuan se nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur vërejtje ose konstatime që subjekti nuk i plotëson kriteret për mos-certifikim.

Ndaj të njëjtat shqetësime me anëtarin e VV-së, mirëpo kam një shqetësim tjetër për shkak se rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të Partive ka thënë se ky subjekt plotëson të gjitha kriteret që të jetë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Është bazuar edhe në deklarimet e MPB dhe MPJ dhe të gjithë kanë thënë se subjekti në fjalë i plotëson kriteret. Unë me këtë rast abstenoj deri në definimin e saktë sepse certifikimi i subjekteve duhet ta ketë një konsensus të përbashkët”, u shpreh Elshani.

Lajme të ngjashme