Shala: Vetëm në qeverisjen e PDK-së mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar
Kandidati i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë pjesë dje në takimin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, kishte me mësimdhënësit.
Ai ka bërë me dije se vetëm në qeverisjen e Partisë Demokratike mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se mësimdhënësit meritojnë të trajtohen më mirë.
“Së bashku me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, pata kënaqësi të takoja mësimdhënësit – ata që edukojnë brezat e rinj dhe i përgatisin për tregun e punës. Vetëm në qeverisjen e Partisë Demokratike mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar. Edhe pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, do të rriten për 50% pagat e mësimdhënësve. Mësimdhënësit meritojnë të trajtohen më mirë dhe Kosova mundet më mirë!”, ka shkruar Shala.
(Pjesë speciale e marketingut)