Shala: Qeveria ka mashtruar sektorin energjetik tash e 6 muaj
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për krizën energjetike.
Gjatë seancës se sotme parlamentare, ai ka thënë se sektori energjetik në vend po përballet me mungesë të likuiditeti financiar.
Sipas tij, kjo po ndodh për fajin e qeverisë.
“Sektori energjetik në vend aktualisht po përballet me mungesë të likuiditeti financiar dhe kjo është duke ndodhur për shkak të tri arsyeve: E para, është moszbatimi i qeverisë për ndaljen e subvencionit me vlerë prej 100 milionë eurove, e cila ka bërë që furnizuesi për shërbim publik të kërkoj nga zyra e rregullatorit publik për energji hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm. Pra, qeveria ka mashtruar sektorin tash e 6 muaj dhe po hyjmë në një fazë krejt të re. E dyta, është rritje enorme e çmimeve në bursën ndërkombëtare. E treta, është keqmenaxhimi i KEK-it si faktor prodhues kryesor energjetik në vend, i cili aktualisht është para kolapsit”, ka thënë Shala.