Shala për Nagavcin: Nëse ministrja ka shkruar libra, gjë shumë e mirë - NACIONALE

Shala për Nagavcin: Nëse ministrja ka shkruar libra, gjë shumë e mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se ‘nëse librat janë blerë me vlerë më të lirë, nga Qeveria, atëherë është praktikë e mirë’. Ai pati disa kritika sa i përket çështjes së librave

Ndërkohë, tha se ‘nëse ministrja ka shkruar libra, është gjë shumë e mirë’.

“Nëse ministrja shkruan libra, është një gjë shumë e mirë.

Është favor shumë i madh.

Tani, cështja e parë, unë mendoj që ndryshimi i mënyrës së blerjes së teksteve shkollore, nuk është i ligjshëm, pra ligji nuk e lejon këtë gjë dhe besoj se në raportet e auditimit kjo do të sqarohet. Kjo nuk ka të bëj me keqmenaxhim, por me shkelje të ligjit dhe vepër penale.

Por nëse nuk është kështu dhe ne diskutojmë vetëm qëllimin e ndryshimit të mënyrës së blerjes së teksteve, duhet të kërojmë arsyen pse u ndryshua mënyra e blerjes së teksteve.

Qeveria tha se nuk arriti të merrej vesh me shtëpitë botuese për cmimin se ishte i lartë.

Çështja është se a janë blerë pra ato tekste me çmim më të ulët”, tha ai./Nacionale/

Lajme të ngjashme