Shala kritikon Qeverinë: S’mbahet sovranitet me polici, mos të tallemi më këtë çështje - NACIONALE

Shala kritikon Qeverinë: S’mbahet sovranitet me polici, mos të tallemi më këtë çështje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet në veri.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka bërë me dije se në veri është zhbërë sovraniteti në mungesë ët institucioneve civile.

Sipas tij, sovraniteti nuk mbahet me polici.

“(Sovraniteti) është zhbërë sepse nuk ka institucione, s’mbahet sovranitet me polici – mos të tallemi më këtë çështje. Përkundrazi atë Serbia po e përdor në favorin e saj. Dhe shikojeni, Serbia të organizojë sulm terrorist, në sanksionohemi ajo shpërblehet. Pse, sepse bën veprime që nuk arrin ti argumenton. Pastaj veprimet cilësohen të kundërligjshme, t’i thuash që po e instrumentalizon policinë, i bie që po e përdor kundërligjshëm. Unë e di që nuk është kështu. Por ky është rrëfimi. Ky është rrëfimi i rinuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Shala.

Lajme të ngjashme