Shala i PDK-së: Urime paga kryeministër - NACIONALE

Shala i PDK-së: Urime paga kryeministër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka ironizuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke i thënë “Urime rritja e pagës”.

Ai ka thënë se një përshendetje e veçant dhe një urim për Kryeministrin, të cilit i është ngritur paga.

Përshëndetje kabinet qeveritar, një përshëndetje të ve‡antë dhe një urim Kryeministrit që sapo i miratuam dy ligje dhe e kemi ngritur pagën. Urime paga kryeminsitër. Sinqerisht me apllauz tkan përshëndet. Sot ke qendruar burrnisht këtu dhe ke fitu mirë, urime paga”, ka thënë Shala.

Në anën tjetër ik është kundërpërgjigjur Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca duke thënë se edhe deputetëve i është ngritur paga.

Edhe juve i është ngritur paga, vetëm nëse nuk e pranoni”, ka thënë Konjufca.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projekligjin për Paga në Sektorin Publik, që kishte shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik tash e disa vite.

85 deputetë ishin të pranishëm në sallë nga ta 63 votuan për Projekligjin për Paga.

64 deputetë kanë votuar 63 për asnjë kundër dhe një abstenim, miratohet Projektligji për Paga në Sektorin Publik”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Partitë opozitare nuk morën pjesë fare në votim.

Lajme të ngjashme