Shala i Nismës: Nuk kemi marrëveshje me VV-në, qëndrimi ynë Limaj kryeparlamentar - NACIONALE

Shala i Nismës: Nuk kemi marrëveshje me VV-në, qëndrimi ynë Limaj kryeparlamentar

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Nisma Socialdemokrate “nuk ka marrëveshje” me Vetëvendosjen, tha Endrit Shala.

Zyrtari i Nismës tha se i qëndrojnë pozicionit të mëhershëm, që Famtir Limaj të jetë kryeparlamentar dhe një marrëveshje me VV-në të jetë për koalicion parlamentar.

“Nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen. Qëndrimi ynë është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar,” ka deklaruar Shala për “Sinjalin”.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me votat tona në Kuvend për ta tejkaluar krizën institucionale, por jo për të hyrë në Qeveri“.

Ne e kemi paraqitur qartë ofertën tonë – nuk bëhet fjalë për ndarje pushteti, por për rikthim të funksionit normal të institucioneve,” përfundoi Shala

Lajme të ngjashme