Shahini: Rritja e të hyrave nga Dogana është rezultat i inflacionit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka treguar faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave të Doganës.
Ai ka bërë me dije se në këtë aspekt kanë ndikuar disa faktor.
Shahini ka vlerësuar se nuk mund të thuhet se Qeveria ka pasur ndonjë ndikim në rritjen e këtyre të hyrave.
Sipas tij, për këtë rritje se pari duhet falënderuar konsumatorët dhe bizneset që kanë rritur aktivitetin e tyre.
“Së dyti është ajo që e ka goditur Kosovën dhe tregun e Kosovës, inflacioni, rritja e çmimeve por edhe rritja e konsumit. E katërta është që doganat shpesh e rritin faturat, nuk i pranojnë faturat e importeve dhe ato rriten artificialisht, në këto raste dëmtohen bizneset dhe kemi shumë ankesa nga to që ankohen në doganë dhe ato janë në proces gjyqësore”, ka thënë Shahini për EO.
Ai ka vlerësuar se në këtë rritje ka ndikuar edhe normal e inflacionit.
“Gjithsesi ky nuk është rezultat i rritjes ekonomike të Kosovës, është rezultat i inflacionit është rezultat i rritjes së çmimeve. Ne nuk kemi rritje në mënyrë sasiore të konsumit, por kemi rritje të çmimeve dhe kjo është e natyrshme në çdo vend dhe kjo neve nuk na jep indikacion të rritjes ekonomike”, është shprehur ai.