Serwer-i shterron logjikën e gabuar të mosekstradimit të Radojçiqit në Kosovë
Serbia nuk e ekstradon kriminelin dhe liderin famëkeq të bandës paraushtarake dhe terroriste që sulmoi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku; për më tepër e lë të lirë dhe s’ia prish as një trohë rehatinë.
Profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, duke folur për shërbimin në gjuhën serbe të Radios Evropa e Lirë, thjesht nuk e kupton këtë logjikë serbe.
“Nëse ju (Serbia) pretendoni që Kosova është pjesë e territorit tuaj, dhe krimi ka ndodhur në Kosovë, atëherë do të duhej të ishit të gatshëm ta dërgoni Radojçiqin në Kosovë. Kjo atëherë nuk do të përbënte ekstradim”, ka thënë Serwer.
“Poenta është ta dërgoni te autoritetet gjyqësore. Autoritetet e Kosovës kanë ekzistuar edhe pavarësisës. Nuk është se Kosova nuk ka pasur parlament, gjyqësor dhe polici në të kaluarën. Ato institucione duhet të trajtohen me respekt. Prandaj edhe gjykimi duhet të ndodh atje”, shton ai.
Por, Serwer e ka të qartë se Serbisë nuk po i bëhet trysni në këtë drejtim, për shkak të “frikës” se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “mund të përfundojë në prehrin e Presidentit të Kinës, Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin”.
“Por, fakti është se ai veçse është në prehrin e tyre”.
Pyetur nga REL se a pret që Serbia të esktradojë Radojçiqin, Serwer thotë që “nuk e di” por se për të kjo çështje është tepër e thjesht.
“Krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Në Kosovë ka autoritete të njohura nga Serbia në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila kërkonte edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”
“Pra, nëse doni Asociacionit, ju duhet të përmbushni detyrimet tuaja sipas marrëveshjes së 2013-ës. Dhe kjo do të thotë se Radoiçiq po gjykohet nga autoritetet kompetente në Kosovë”.
“Marrëveshja është absolutisht e qartë, se sistemi gjyqësor i autoriteteve në Prishtinë vlen në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Serweri.