Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen - NACIONALE

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti amerikan, Daniel Serwer, i ka mirëpritur kushtet e kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se Kurti ka bërë mirë që i ka vendosur kushte për këtë çështje.

“Mendoj se është e dobishme që kryeministri të ketë deklaruar qartë se cilat janë kushtet e tij. Kjo është shumë më mirë sesa thjesht të refuzosh Asociacionin”, ka thënë ai për Express.

Megjithatë, profesori amerikan ka bërë me dije se disa nga kushtet e Kurtit do të mund të jenë pengesë për arritjen e një marrëveshje.

“Kjo është një përgjigje pozitive, por disa nga kushtet do të paraqesin qartë pengesa për një marrëveshje. Negociatat duhet të fokusohen në to”, është shprehur Serwer.

Kryeministri Albin Kurti të enjten ka pranuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicës, por me disa kushte.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai ka bërë me dije se nuk do të pranoi Asociacion që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Lajme të ngjashme