Sërish ‘tym i zi’ në Kuvend: Albulena Haxhiu nuk kalon
Edhe sot, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.
Ajo ka pasur 57 vota. 47 vota kundër, dhe 3 abstenime.
Nisma sërish ka abstenuar.
Si rezultat, edhe sot, mund të thuhet se ‘tym i zi’ ka dalur në Kuvend.
"Ne sërish e bëjmë propozimin e njëjtë, emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu. Ju kërkoj mirëkuptimin e juaj që t’i kontribuoni zhbllokimit të kësaj situate, ashtu që të kalojmë në faza të tjera", tha Konjufca.
Kjo shprehje ndërlidhet me dështimin e votimit për zgjedhjen e Papës në Vatikan. E kur votimi ka sukses, atëherë del tymi i bardhë.
Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre.
LDK-ja nuk e voton asnjë kandidat të VV-së.
PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër.
Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin.
VV-ja nuk heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut.