Sërish në Bruksel për takim me Vuçiqin - NACIONALE

Sërish në Bruksel për takim me Vuçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen sot në Bruskel në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Ky takim, vjen disa muaj pas sulmi në Banjskë dhe mes tensioneve e akuzave për mosrespektim të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti është deklaruar para këtij takim duke thënë se do të shikohet se në çfarë gjendje ndodhet dialogu dhe cilat janë idetë për të ecur përpara.

“Nesër në mëngjes udhëtoj për në Bruksel. E kam konfirmuar edhe pjesëmarrjen time. Nuk ka pasur takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe në këtë qershor janë bërë tri vjet të dialogut ku marrë pjesë unë si kryeministër. Në mes të qershorit 2021 pat qenë takimi i parë. Përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe bilateral edhe trilateral, do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi tre vjeçar. Të shohim në çfarë gjendje ndodhemi, dhe cilat janë idetë të ecim përpara. Për bindjen time, marrëveshja bazike e 27 shkurt, me pjesën integrale, aneksin e zbatimit nga Ohrit të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen de facto, së paku de facto, në qendër. Kjo është zjgihjda evropiane, por që nuk është realizuar deri sot. Para zbatimit, kemi pasur marrëveshje sistematike të saj, që ka kulmuar me letrën e Bërnabiq, ku Serbia praktikisht u tërhoq nga marrëveshja bazike.” – tha ai.

Në anën tjetër, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, para takimit ka thënë në takim do të diskutohet të arriturat dhe planifikohen hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjeve.

“Me takimin e nivelit të lartë të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mbahet nesër, javën e fundit ia kam kushtuar përgatitjeve të thella. Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai pret që Kurti dhe Vuçiq të shkojnë në Bruskel me një vizion dhe guxim politik

“Gjithçka është vendosur për nesër dhe ne shpresojmë që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane.” – ka thënë ai.

Sipas agjendës së BE-së për takimin Kurti-Vuçiq, është paraparë që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell bashkë me ndërmjetësin Miroslav Lajçak nga ora 15:00 të takojnë ndaras kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Pas këtyre takimeve, do të ketë një takim trilateral.

Tutje, BE ka njoftuar se pas përfundimit të takimeve, Borell pritet të ketë një deklarim për medie.

Në anë tjetër, njohësit e zhvillimeve politike në vend nuk shpresojnë se ky takim do të sjellë rezultate, duke thënë se po mbahet vetëm për të treguar se nuk ka vdekur dialogu.

Lajme të ngjashme