Sërish bastisje në Varagë: Konfiskohen tri pushkë gjuetie
Policia e Koovës ka kryer sërish bastisje në fshatin Varagë. Sipas zëvendëskomandantit për regjionin e veriut, janë konfiskuar tri pushkë gjuetie, tek sa nuk ka të arrestuar.
“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9, e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, tha ai.