“Serbia të veprojë”: Krejt çka tha Lajçak pas takimit me Vuçiq - NACIONALE

“Serbia të veprojë”: Krejt çka tha Lajçak pas takimit me Vuçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar tashmë vizita e emisarëve evropianë dhe atij amerikan në Kosovë e Serbi, ku patën takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.

Lajçak pas përfundimit të takimit me këtë të fundit, tha se qëllimi i vizitës ishte se si të bëhet progres në implementimin e marrëveshjes që u arrit në shkurt.

Po ashtu, ai e bëri të qartë se presin bashkëpunim dhe veprim nga Serbia sa i përket qartësimit të rrethanave të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.

Deklarata e plotë e Lajçak para mediave:

Sot kemi pasur takime të gjata me kryeministrin Kurti në Kosovë, dhe tani me presidentin Vuçiq në Beograd. Të dyja takimet ishin të rëndësishme, shprehëm shqetësimet tona rreth trajektores aktuale negative në procesin e normalizimit, që është i lidhur direkt me rrugën e dy shteteve drejt BE-së.

Qëllimi i vizitës sonë ishte të diskutojmë si të bëjmë proges konkret në implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe deeskalimin pas zhvillimeve të fundit.

Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, të gjithë përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë, dhe presim bashkëpunimin e plotë nga Serbia dhe veprim konkret sa i përket kësaj çështje.

Duam po ashtu të jemi shumë të qartë, që liderët kanë një përgjegjësi për qytetarët e tyre, dhe ne presim përgjegjësi…

Kosova dhe Seria duhet ta bëjnë pjesën e tyre për deeskalim dhe normalizim, dhe ia japëm këtë mesazh edhe presidentit Vucic.

Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një marrëveshje të re të dialogut në shkurt dhe mars të këtij viti, dhe këtu, ne presim nga të dyja palët që t’u përmbahen obligimeve të tyre nga marrëveshja e re, dhe ato të kaluara.

Presim implementim të shpejt, për avancim të procesit të normalizimit. Do të shkojmë në kryeqytetet tona, dhe do t’i njoftojmë liderët tanë.

Dialogu do të jetë në agjendë të takimit të Ministrave të Jashtëm evropianë, dhe po ashtu do të diskutohet edhe më vonë këtë javë në Këshillin Evropian.

Siç kemi thënë shumë herë më parë, nuk ka të ardhme për Serbinë dhe Kosovën në BE pa normalizim të marrëdhënieve, dhe implementim të marrëveshjeve.

Duam të shohim një Ballkan Perëndimor stabil, dhe për këte dialogu ka rëndësi të madhe.

“Diskutimet tona me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq do të vazhdojnë ditëve në vijim.”

Lajme të ngjashme