Serbia mirëpret vendimin e Kurtit për heqjen e ndalesë ndaj mallrave serbe - NACIONALE

Serbia mirëpret vendimin e Kurtit për heqjen e ndalesë ndaj mallrave serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr ndalesën për mallrat serbe në pikëkalimin kufitar kryesor në Merdare.

Vuçeviq që po qëndron në vizitë zyrtare të Maqedoni të Veriut, i tha RTS-së se ky vendim erdhi si pasojë e përpjekjeve gjermane.

“Gjëja më e rëndësishme tani është që serbët mund të pranojnë me rregull furnizimet ushqimore dhe ilaçet... Është përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila e ka vënë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë gati për marrëveshje, nuk mendojmë që kompromiset janë të këqija, sidomos nëse krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë”, ka thënë Vuçeviq, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme