“Serbia me mentalitet të shekullit të kaluar, destabilizon Kosovën”, thotë Osmanni - NACIONALE

“Serbia me mentalitet të shekullit të kaluar, destabilizon Kosovën”, thotë Osmanni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se shteti serb vazhdon t’i përkasë “mentalitetit të shekullit të kaluar” teksa akuzoi Beogradin zyrtar për destabilizim të Kosovës dhe rajonit. Këto komente Osmani i bëri nga Londra ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Edhe kësaj radhe, sikurse në samitet e tjera, Kosova ka dhënë kontribut në këto diskutime. Kemi qenë në tryezën me shumë liderë të tjerë ku është diskutuar për mbrojtjen e demokracisë dhe luftimin e dezinformatave, edhe pse shteti ynë nuk ka lejuar asnjëherë influencë ruse apo të forcave tjera malinje, megjithatë përderisa fqinji, Serbia, përdoret si satelit i Rusisë dhe përderisa edhe vetë i takon mentalitetit të shekullit të kaluar, ata do të vazhdojnë të tentojnë ta destabilizojnë jo vetëm shtetin tonë, por gjithë rajonin e nëpërmjet kësaj gjithë kontinentin evropian”, ka thënë ajo në një video të publikuar në Facebook.

Lajme të ngjashme