Serbi në Merdare: Unë kam lindur në Kosovë, s’kam asnjë problem me shqiptarët
Një qytetar serb i ka komentuar zhvillimet në veri të vendit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me zbatimin e reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime.
Qytetari serb ka thënë se e respekton çdo vendim kushtetues dhe se nuk ka problem me shqiptarët. Në këndvështrimin e tij, problemi kryesor është se duhet t’i bëjë vetë ndryshimet në targa, e kjo është e lodhshme për të meqë është në moshë të shtyrë.
“Unë e respektoj çdo vendim kushtetues. Unë kam lindur në Kosovë dhe lëviz pa asnjë problem. Po vërtet kësaj radhe nuk e di se për çfarë po bëhet fjalë. Unë nuk kam asnjë problem me shqiptarët. Tash në pleqëri më duhet vet t’i bëj ndryshimet në targa”, është shprehur ai për Klan Kosovën.
Strukturat paralele dje gjatë ditës kanë vendosur barrikada rrugëve në veri. Por, pasi ambasadori amerikan kërkoi që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet për një muaj, sot edhe barrikadat filluan të hiqen.