Serbët vazhdojnë protestën në Leposaviq
Serbët lokalë edhe sot kanë vazhduar protestën para komunës së Leposaviqit. Ndonëse në numër me të vogël se dje, ata vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të komunës, raporton Kosovo-Online.
Gazetarët e Kosovës dje kanë përjetuar nder sulmet më të tmerrshme nga bandat kriminale serbe, prej së është tensionuar situata në veri.
Derisa raportonin për vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në komunën e Leposaviqit, ekipe e medieve nga Prishtina janë sulmuar fizikisht nga njerëz me maska.
Nga sulmi kanë pësuar 9 gazetarë.