Serbët të ndarë: Jo të gjithë policët kanë dhënë dorëheqje, Nacionale mëson detaje
Thanë se po i braktisin të gjitha institucionet. E ditën e djeshme udhëheqësit e komandave policore në Veri, i zhveshën edhe uniformat.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse dorëheqje nga Policia e Kosovës kanë dhënë të gjithë zyrtarët policorë serbë.
Gazeta Nacionale nga burimet e veta ka mësuar se në pikën kufitare të Jarinjes gjatë natës së mbrëmshme ka pasur edhe policë serbë.
Njëjtë ka ndodhur edhe me policët që punojnë në trafik. Ata gjatë natës së mbrëmshme kanë punuar, por jo si zakonisht. Nuk kanë dalur veturat për shkelje eventuale.
Megjithatë, edhe policët që nuk kanë dhënë dorëheqje deri më tash, kanë lënë të hapur mundësinë që të veprojnë ngjashëm si kolegët e tyre. Kështu raporton sot edhe Radio Evropa e Lirë.
Kjo edhe për shkak të presioneve të ndryshme. Mesnatën e kaluar një polici serb të Kosovës i është djegur edhe shtalla.