Selmanaj pas vonesave në numërimin e votave: Hetimi dhe përgjegjësia e KQZ-së, e domosdoshme
Kandidati i Lidhjes Dmeokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj ka thënë se KQZ po dështon në realizimin e detyrimit kushtetues dhe ligjor për administrimin e procesit zgjedhor.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se tri ditë pas përfundimti të zgjedhjeve, në Prizren nuk ka filluar ende procesi i numërimit fizik.
Ai ka kërkuar edhe hetimin dhe përgjegjësinë administrative të KQZ-së.
“Hetimi dhe përgjegjësia administrative dhe penale e KQZ është e domosdoshme, për rikthimin e besimit në këtë proces!
Besimi tashmë është cenuar!
P.S. Gjithë këto probleme u paraqiten edhe pse kishin kohë të mjaftueshme në dispozicion.
Çfarë do ndodhte po t’i kishim zgjedhjet e jashtëzakonshme?” – ka thënë ai.