Selmanaj i shqetësuar me reagimin DASh-it: Deklarata të tilla kanë bërë vetëm kundër Putinit e Asadit
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar qëndrimin e Departamenti Amerikan i Shtetit për ngjarjet e djeshme në veri, ku kritikohet Qeveria e Kosovws.
Ai ka bërë me dije se ky qëndrim është shumë i rëndë për Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deklarata të tilla SHBA-ja ka lëshuar vetëm kundër Putinit, Asadit, Iranit, Kinës dhe vendeve tjera diktatoriale.
“Departamenti Amerikan i Shtetit: ‘Veprimet në veri u bënë kundër këshillës tonë, veprimet e sotme do të kenë pasoja të pariparueshme në raportet mes SHBA-së dhe Kosovës.’ Deklarata të tilla nga SHBA-të, i kemi lexuar vetëm kundër Putinit, Asadit, Iranit, Kinës dhe vendeve tjera diktatoriale”, ka shkruar Selmanaj.
Sipas tij, një gjë e tillë është e tmerrshme për Kosovën.
“E tmerrshme! Është momenti i fundit që Albin Kurti dhe oborrtarët e tij, ta kuptojnë se veprimet në veri të vendit pa kordinim me aleatët strategjikë dhe pa ndërveprim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, epilog nuk do të kenë interesat tona kombëtare”, ka vlerësuar ai.