Selimi: Zërat nga Brukseli thonë se plani i zbatimit do të jetë ‘merre ose lëre’ - NACIONALE

Selimi: Zërat nga Brukseli thonë se plani i zbatimit do të jetë ‘merre ose lëre’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar sërish rrjedhën e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë me dije se edhe udhërrëfyesi për zbatimin e planit të BE-së për palët do të jetë i formatit “merre ose lere”.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se deri me tani të dy palët kanë dërguar komentet e tyre në Bruksel..

“Zërat e fundit nga Brukseli: Të dyja palët kanë komentet e tyre, por zbatimi i ankesit, në fund të fundit, do të jetë ‘merre ose lëre’, për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Selimi.

Lajme të ngjashme