Selimi: Thaçit iu lëshua fletë-arresti kur po udhëtonte për në Shtëpinë e Bardhë
Kështu thotë Petrit Selimi për Nacionalen.
“Është e vërtetë, është fakt i pamohushëm që Presidenti Thaçi u kanë në aeroplan, u kanë tuj fluturu në Amerikë, në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje ekonomike.
Fakt është që presidentit Thaçi ia shpalli fletë-arrestin sa ai ishte në aeroplan.
T’ishte aktakuza e gatshme, nuk kishin pritë me edhe ni vit.
Ai veprim i kujtdo nuk i ka pëlqy, iu ka dukë si atak jo vetëm ndaj Hashimit por edhe ndaj Trumpit.
Një send e di, nëse fiton Trumpi, pyetjet që nuk kanë përgjigje rreth Gjykatës Speciale kanë me marrë përgjigje.
Unë besoj se nuk duhet të interferojmë në Gjykatën Speciale.
Besoj se do të ketë lëvizje positive, se tybe këta të Kamalës nuk është që kanë me prekë thellësisht dicka në Ballkan.
Na e patëm katër vjet Bidenin, rruga e Ferizajt e ka emrin e tij, njohës i Ballkanit, fatkeqësisht kursi që është caktu dicka prej Obamës dhe të tjerëve, nuk lëvizi shumë, nuk patëm progress në dialog me Serbinë, nuk patëm njohje.
E pamundur qysh Kurti si kryeministër i shpenzoi çipat që i pat.
E ke pasë një artikull në Guardian që Kurti akzuon Trumpin për grusht shtet. Cka ndodhi më pas, Blinken
Prezenca jonë në Uashington qetash është minimale, është e tmerrshme qysh jemi për toke atje. Me dy diplomat a tre, pa shoferë, me ni kongresmen a dy që i vizitojmë.
Qasja te republikanët edhe te demokratët qasja është minimale.
Prej senatorit democrat Chris Murphy edhe ai e akuzoi qetash Albinin.
Nuk është me rëndësi kush fiton në Amerikë, por me rikthy aleancën, ndihmat ushtarake, gazpërçuesin, me këqyrë sende konkrete ku na mundemi me e thellu interesimin amerikan.
Dallimin esencial që unë e shoh me u kthy Trumpi – mundemi me u kthy te tema korrigjimit të kufijve. Me demokratët kemi me pasë kërkesën për Asociaciacion.
Nuk e di a ka me u rikthy shkëmbimi, sepse ka qenë atëherë, por ka me qenë insistimi për marrëveshje finale.
Nuk e di a është dramatike, ja – ja, por një send është qind për qind. Republikanët e kanë paragjykimin botërorë që janë izolacionistë, agresiv ndaj BE-së, ndaj NATO-së, kështu që një fitore diplomatike kanë me kërku. Ma e lehta për një fitore në Ballkan, është këtu.
Në Kosovë dhe Serbi dihen premisat, qysh ka me u normalizu”, thotë Selimi.