Selimi pas raportit të Freedom House: Për herë të parë në shumë vite, Kosova nuk tregon progres - NACIONALE

Selimi pas raportit të Freedom House: Për herë të parë në shumë vite, Kosova nuk tregon progres

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas publikimit të raportit të “Freedom House” për Kosovën.

Ai ka thënë se për herë të parë në shumë vite, Kosova nuk ka treguar progres në raportin e vendeve në tranzicion.

Selimi ka shkruar edhe për dyshimet rreth angazhimit të Qeverisë Kurti në luftën kundër korrupsionit.

“Për herë të parë në shumë vite, Kosova nuk tregon progress në raportin e vendeve në tranzicion të Freedom House. Raporti po ashtu thotë se kapja e pozitës kyçe të policisë nga Qeveria Kurti është shqetësuese dhe dyshime për angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit qeveritar.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme