Selimi kritikon Kurtin për një premtim: Ndërtimi i çerdheve është përgjigja
Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për një premtim.
Më saktë, Selimi ka kritikuar premtimin e Kurtit për pagesat për gjyshet e vjehrrat që kujdesen për nipat e mbesat.
Selimi ka vlerësuar se zgjidhja është ndërtimi i kopshteve.
“Kryeministri i Kosovës Kurti shpall një skemë të re sociale me një tentativë shakaje pa shije: “Ne do t'i japim para nënës dhe vjehrrit tuaj për të parë fëmijët tuaj, pavarësisht se çfarë mendimi keni për ta”. Ndërtimi i kopshteve të duhura është përgjigja, jo akoma më shumë përfitime sociale” – ka shkruar ai.
Kosovo PM Kurti announces a new social scheme with a tasteless attempt of joke: “we’re going to give money to your mother and father in law for watching your kids, regardless of your opinion of them”. Building proper kindergartens is the answer, not yet more welfare benefits. pic.twitter.com/MCjipy1qJT
— Petrit Selimi (@Petrit) January 15, 2025