Selimi: Kosova duhet të kërkojë raportues special nga KE-ja për sulmin në Banjskë - NACIONALE

Selimi: Kosova duhet të kërkojë raportues special nga KE-ja për sulmin në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t`i konkretizojnë kërkesat e tyre për sulmin terrorist në Banjskë.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, ai ka shkruar se Kosova duhet të kërkojë raportues special nga Këshilli i Evropës për këtë sulm.

“Po përsëris edhe shqip: vajtimet dhe ankesat nuk sjellin rezultat ndryshe nga e kaluara. Kërkesat post-Banjskë duhet konkretizuar: ne mes tjerash mund të kërkohet raporter special të KE per sulmin terrorist, rrethanat dhe aktoret e involvuar. Një dikmarti të fokusuar në Serbinë”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se Serbia e ka të ndalur ekstradimin e qytetarëve të saj.

Lajme të ngjashme