Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tregon sa trupa do të vendosen në Kosovë - NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tregon sa trupa do të vendosen në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi rreth planeve për të vendosur trupa shtesë në Kosovë.

Stoltenberg njoftoi se planifikohet të vendosen 700 trupa shtesë në Kosovë, duke sinjalizuar përkushtimin e NATO-s për ruajtjen e stabilitetit dhe ruajtjen e mirëqenies së popullatës lokale.

“KFOR-i dhe NATO duhet t’i ndërmarrin disa aksione të domosdoshme që të mundësojnë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme në linjë me mandatin e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi vendosur për t’i vendosur më shumë se 700 trupa prej operacionit rezervë të Ballkanit Perëndimor dhe për të vënë shtesë një batalion rezervë shtesë në gaditshmëri të lartë ë mënyrë që ato të mund të vendosen nëse është e nevojshme. Këto janë hapa të matur për të mundësuar kapacitetet e KFOR’it që ta përmbush mandatin”, - ka thënë ai.

Përforcimi i forcave të KFOR-it në Kosovë vjen si përgjigje ndaj përshkallëzimit të tensioneve në pjesën veriore.

Më shumë rreth zhvillimeve të fundit në Zveçan: Situata në veri, posaçërisht në Zveçan, gjatë ditës së hënë ishte mjaftë e tensionuar teksa protestuesit serbë sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, të cilët po qëndronin përballë tyre për t'i ndaluar të futën brenda obektit komunal. Nga e gjithë kjo situatë, kanë mbetur shumë trupa të KFOR-it të lënduar, ndërsa ka pasur edhe shumë reagime nga aktorë të ndryshëm.

Lajme të ngjashme