Sekretari i NATO-s: U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen - NACIONALE

Sekretari i NATO-s: U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka folur sërisht për tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po vazhdojnë që nga fundi i majit.

Në një komunikatë në uebfaqen e NATO-së, Stoltenberg e nënvizoi rëndësinë e misionit të KFOR-it në Kosovës, i cili mision vazhdon të përmbush mandatin e tij që rrjedh nga Rezoluta 1244, në mënyrë të paanshëm.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara.” - tha ai.

Lajme të ngjashme