Sekretari i NATO-s sot vjen në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin - NACIONALE

Sekretari i NATO-s sot vjen në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot do ta vizitojë Kosovën së bashku me ambasadaorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Rutte do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për media.

Kurse, pas konferencës, do të ketë takim edhe me kryeministrin Kurti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si rezultat i vizitës, do të ketë masa shtesë të sigurisë në rrugët afër institucioneve ku do të kalojnë veturat e sekretarit të NATO-s.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruhet në njoftim.

Rutte një ditë më parë qëndroi në Sarajevë.

Çfarë tha në Sarajevë?

Fillim e fund të tregimit NATO-ja e ka stabilitetin: që i mbivendoset çfarëdo konsiderateje.

Me këtë konkluzion që e kanë edhe premisë, sot Sekretari Gjeneral i NATO-s, Mark Rutte, qëndroi në Sarajevë i shoqëruar nga ambasadorë të Aleancës së Atlantikut të Veriut – nga ku nesër niset për Prishtinë për t’u takuar me krerë të vendit dhe hisedarët ndërkombëtar të sigurisë në vend.

Në Sarajevë shefi i organizatës më të madhe të sigurisë perëndimore la disa porosi kyçe para presidencës trepalëshe atje: asaj boshnjake, kroate dhe serbe – për çka këta të fundit qëndrojnë në radarin e destabilizuesve – kohëve të fundit me veprime të ashpërsuara secesioniste nga lideri ulranacionalist, Milorad Dodik.

  • Nuk lejojmë rrezikimin e paqes së arritur me aq vështirësi
  • NATO dhe EUFOR nuk do të lejojë krijimin e ndonjë vakumi të sigurisë
  • Mbështesim Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (mbikëqyrësit të zbatimti të Marrëveshjes së Dejtonit)

Këto ishin tre mesazhet kyçe – si rrjedhojë e tensioneve që përkthehen në to – që Rutte i lëshoi prerazi në drejtim të entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, “Republika Srpska”-s.

Lajme të ngjashme