Sekretari Britanik, David Lammy takohet me liderët e partive opozitare - NACIONALE

Sekretari Britanik, David Lammy takohet me liderët e partive opozitare

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, po qëndron për një vizitë në Kosovë. Pas takimit që i njejti zhvilloi me Kurtin mbrëmë e me Presidenten, ai është takuar edhe me partitë opozitare.

Lammy takoi Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn.

“Sekretarin Lammy e informova për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për të marrë përgjegjësinë në formimin e Qeverisë së re, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, me objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik, rikuperimin dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe avancimin e integrimit euroatlantik.

E mirëpresim emërimin e Ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, duke besuar se përvoja e saj do të jetë e vlefshme edhe në proceset tjera të rëndësishme për Kosovën.’ – ka shkruar Krasniqi i PDK-së

Lajme të ngjashme