Seanca për çmimet e derivateve të naftës, LDK kërkon ulje të përkohshme të akcizës dhe TVSH-së - NACIONALE

Seanca për çmimet e derivateve të naftës, LDK kërkon ulje të përkohshme të akcizës dhe TVSH-së

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosreagim ndaj ngritjes se çmimeve të derivateve të naftës.

Në seancën e sotme parlamentarë, që është thirrur nga LDK-ja e që është mbështetur edhe nga PDK dhe AAK, ajo ka prezantuar një draft-rezolutë.

Në adresimin e saj, ajo ka thënë se Qeveria duhet të heq akcizën për aftën dhe TVSH-në për karburantet.

“1. Kuvendi kërkon nga Qeveri uljen e përkohshme të akcizës. Qeveria duhet të aplikoj menjëherë ulje të akcizës nga 36 cen në litër në 20 cent në litër me afat të përkohshëm deri në stabilizimin e çmimeve në bursat ndërkombëtare. 2. Kuvendi i kërkon qeverisë uljen të përkohshme të TVSH-së në karburante”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Lajme të ngjashme