Seanca për caktimin e masës ndaj Berishës shtyhet për nesër
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo gjykatë ka vendosur që seanca për caktimin e masës ndaj Berishës të shtyhet për nesër në orën 11:00, kjo pasi avokatët e ish-kryeministrit kanë kërkuar kohë.
Në seancën e sotme kanë marrë pjesë vetëm avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ata kanë dorëzuar disa prova që tregojnë për shkarkimin e Irena Gjokës në shkurt të vitit 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtorisë, që në atë kohë drejtohej nga Berisha.
Javën e kaluar, me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.