Seanca konstituive e Kuvendit, këto janë katër pikat e agjendës - NACIONALE

Seanca konstituive e Kuvendit, këto janë katër pikat e agjendës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot pritet të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë.

Seanca që pritet të fillojë në ora 10:00 në agjendë ka katër pika.

Pika e parë parasheh formimi i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Më pas në rend të ditës do të jetë betimi i deputetëve.

Në piken e tretë parashihet zgjedhja e kryekuvendarit të Kuvendit, kurse pika e katërt parasheh zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vetëm nëse plotësohet këto pika, seanca konstituive mund të konsiderohet si e përfunduar.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, LVV-ja ka fituar 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20, kurse koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajme të ngjashme