Sead Zimeri: Kosova duhet të jetë më aktive në veri, pasiviteti nuk solli paqe - NACIONALE

Sead Zimeri: Kosova duhet të jetë më aktive në veri, pasiviteti nuk solli paqe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Studiuesi i filozofisë, Sead Zimeri, mendon se autoritetet e Kosovës nuk duhet të jetë pasive ndaj zhvillimeve në veri, sipas tij, shteti duhet të aktivizohet dhe të marr në kontroll atë pjesë.

Sipas Zimerit, të jesh pasiv do të thotë të ketë kontroll dikush tjetër mbi fatin tënd, teksa shton se nëse Kosovë vazhdon të jetë e dëgjueshme ndaj ndërkombëtarëve siç ka qenë deri tani, kjo situatë nuk do të ndryshoj.

“Mendoj se Kosova duhet të jetë aktive në Mitrovicë, për të vendosur rendin juridik, sepse nëse do të mbajë një qëndrim pasiv siç këshillojnë miqtë e saj ndërkombëtarë dhe që deri më tani Kosova i ka dëgjuar me përulësi maksimale, kjo situatë tensioni do të vazhdojë. kështu, dhe veriu do të jetë vazhdimisht pika destabilizuese e Kosovës. Pasiviteti nuk solli paqë në veri, por një sistem kaotik, kriminal dhe kërcënues për paqen, sepse nëse qeveria e Kosovës mban qëndrim pasiv, nuk bën asgjë për veriun, atëherë të tjerët aktivizohen dhe vendosin se çfarë ndodh atje”, ka shkruar Zimeri në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se tani është koha që Kosova të aktivizohet “për të treguar seriozitetin e nuk heq sotë nga veriu”.

“Mendoj se tani është koha që Kosova të aktivizohet sa më shumë në veri për të treguar seriozitetin se shteti nuk do të heqë dorë nga veriu i saj dhe do ta zgjerojë sovranitetin e saj, me ose pa dëshirën e serbëve. Sa më gjatë të zvarritet kjo situatë, sa më gjatë të mos ndryshojë status-quo-ja, aq më pak kontroll do të ketë Kosova. Nëse nuk ka ndërmend t'i japë Serbisë veriun, atëherë duhet të rrisë praninë e saj në veri, pra, të bëhet më aktive atje. Për shkak se institucionet e Kosovës mezi kanë qenë aktive atje, serbët kanë marrë kontrollin e gjithçkaje. Kështu do të vazhdojë nëse Kosova nuk merr një rol aktiv atje”, ka thënë Zimeri.

Lajme të ngjashme