S’e hapi telefonin: Gazetarja i shkon në zyrë kryetarit të Gjilanit, Arben Ahmeti i shtron një pyetje - NACIONALE

S’e hapi telefonin: Gazetarja i shkon në zyrë kryetarit të Gjilanit, Arben Ahmeti i shtron një pyetje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Gjilanit udhëhiqet nga Alban Hyseni i VV-së. Në një lidhje direkte në emisionin “Mëngjesi” që udhëhiqet nga gazetari Arben Ahmeti, një qytetar ka shprehur ankesën e tij në lidhje me parkingut.

E pasi e dëgjoi ankesën e qytetarit gjilanas, Ahmeti tentoi ta telefononte Hysenin, të parin e komunës së Gjilanit.

“Nuk po na paraqitet në telefon. Nuk na e hap telefonin” – dëgjohet teksa thotë Ahmeti, teksa e pyet gazetaren në terren “A mund të shkojmë tek komuna?”.

E gazetarja e merr rrugën për te komuna, ku paraqitet bashkë me Hysenin e VV-së. Aty Hyseni jep disa përgjigje, deri kur i vjen radha Ahmetit të shtrojë një pyetje.

“Kryetar, kënaqësi të të kem drejtpërdrejt, shpresoj që do të kem edhe më shpesh” – ishte fjalia hyrëse e z. Ahmetit.

“Ndërmarrja ide e mirë, por derisa të bëhet ndërmarrja, a ka hapësirë kontrata me kompaninë që të obligohet kompania të bëjë një çmimore të veçantë për banorët e qendrës?” – ishte pyetja e Ahmetit.

“Arben, sa i përket çmimores, është e definuar me kontratë që e kemi lidhë fillimisht. Përtej kontratës, nuk kemi mundësi ligjore ta obligojmë kompaninë. Gjithsesi unë po e marr përsipër bashkë me stafin që kur të kthehemi në zyrë, ta shohim edhe një herë mundësinë nëse mund të bëhet diçka.” – tha ai.

Lajme të ngjashme