Scholz: Të punohet për de-eskalim dhe zgjedhje të reja në veri - NACIONALE

Scholz: Të punohet për de-eskalim dhe zgjedhje të reja në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një deklarim për media ka thënë se Kosova dhe Serbia tashmë kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve të tyre dhe se të dyja palët duhet të punojnë për ta zbatuar atë.

Ai shprehu bindjen se palët kanë arritur në një konsensus dhe kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme që do të jetë në bazë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit reciprok.

Ai theksoi se implementimi i kësaj marrëveshjeje është thelbësor për të zvogëluar tensionet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Scholz nënvizoi rëndësinë e angazhimit për ta de-eskaluar situatën e tensionuar mujave të fundit dhe fillimin e punës për zgjedhjet e reja që do të rezultonin me udhëheqës me legjitimitet.

"Mendoj se janë dakorduar, ka marrëveshjes mes dy shteteve që i rregullon marrëdhëniet bazike mes tyre e ajo duhet të bazohet në mirëkuptimin mes tyre. Dhe kjo duhet të zbatohet, nga pikëpamjet tona është e rëndësishme të jepet kontribut për de-eskalim dhe shumë shpejt të mund të mbahen zgjedhje në komunat serbe në Kosovë dhe të ketë pjesëmarrje të madhe në votim dhe të mos jenë njerëz të zgjedhur formalisht por legjitim”, tha ai, transmeton Zeri i Amerikës

Lajme të ngjashme