SBASHK-u kërkon nga Qeveria ngritje e vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% - NACIONALE

SBASHK-u kërkon nga Qeveria ngritje e vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30%

2 vjet më parë

nga NACIONALE

SBASHK-u ka mbajtur sot takim me kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar dhe kryetarin e SUSHK-ut.

Në takim, sipas njoftimit, është kërkuar që t’i drejtohen MASHTI-it dhe Qeverisë për ngritje të vlerës së koeficientin të pagave më së paku deri në 30%.

Sipas tyre, kjo duhet të ndodhë me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të qeverisë.

Nga takimi doli kërkesa që t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë, për ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të Qeverisë, por kjo ngritje të filloj së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024”, është thënë në njoftimin SBASHK-u.

Në këtë mbledhje ata kanë shprehur edhe shqetësime tjera.

Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën brengosje të thellë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, sidomos për pagesën e përvojës së punës në 15-vjetëshin e parë, por ende të paguhen me 0.25%, edhe pse Kushtetuesja ka konstatuar që kjo është shkelje kushtetuese dhe me këtë që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave, të punësuarit dëmtohen me rreth 4% të pagës”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme