SBAShK paralajmëron veprime sindikale, përmendet edhe greva, nëse shpërfillen nga MAShT - NACIONALE

SBAShK paralajmëron veprime sindikale, përmendet edhe greva, nëse shpërfillen nga MAShT

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk kanë përjashtuar mundësinë e grevës nëse nuk ka dialog me Ministrinë e Arsimit.

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, i ka thënë “KosovaPress”-it se në rastin e shpërfilljes së kërkesave të tyre deri më 20 shtator, mund të ndërmarrin veprime sindikale. Madje për këtë është mar vendim.

Kur flasim për çështjen e mësimdhënësve dhe çështjen e kërkesave të SBASHK-ut, ne më herët e kemi mbajtur një kongres të jashtëzakonshëm, kongresin e nëntë. Në kongres është marrë një vendim si organi më i lartë i SBASHK-ut që nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me Ministrinë e Arsimit, atëherë do të mblidhet këshilli drejtues si organ më i lartë i SBASHK-ut në mes të dy kongreseve dhe do ta analizojë gjendjen dhe pastaj mund të shkohet edhe me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën", thotë Shala.

Ajo ka rënditur kërkesat e SBASHK, që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve të arsimit.

Kërkesat e SBASHK-ut janë... negocimi dhe nënshkrimi i kontratës së re kolektive. Po ashtu, është kërkesë edhe ngritja e vlerës së koeficientit. Tashmë veçse janë bërë dy vite që nuk është ngritur vlera e koeficientit në ligjin e pagave edhe përkundër rritjes së inflacionit. Kemi një rritje të rangimit të koeficientit që është një ngritje prej 55 eurove, që është shumë simbolike karshi ngritjes enorme të çmimeve të produkteve elementare për jetesë. Është edhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku nga korriku i vitit 2024 është dashur të zbatohet një vendim i tillë i Gjykatës Kushtetuese për përvojën e punës për 15 vitet e para, që është duke u paguar me 0.25 për qind e vendimi i gjykatës është që të paguhet 0.5 për qind", potencon Shala.

Ndryshe, tash e pesë vite qeverisje Kurti, ajo që ka qenë më e vështira për shumicën e kategorive, ka të bëjë pikërisht me dialogun dhe marrëveshjet me këtë qeveri, pasi vazhdimisht është ndjekur logjika e moskomunikimit.

Lajme të ngjashme