Sarrazin beson se për zgjidhjen e çështjes së dinarit "po bëhet punë e mirë" në Bruksel - NACIONALE

Sarrazin beson se për zgjidhjen e çështjes së dinarit "po bëhet punë e mirë" në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vlerësuar se “po bëhet punë e mirë në Bruksel” referuar bisedimeve tashmë edhe në nivel politik për çështjen e dinarit mes Kosovës dhe Serbisë, teksa u shpreh i shpresshëm rreth propozimeve që supozohet të dërgohet deri nesër nga palët.

“Ne presim nga të dyja palët që të premten t’i dorëzojnë propozimet e tyre në Bruksel për zgjidhjen e çështjes së dinarit, që njerëzit të veprojnë në terren. Ne presim nga të dyja palët që të punojnë në zbatimin të Marrëveshjes së Ohrit, për t’i dhënë kredibilitet kësaj rruge drejtë zgjidhjeve brenda dialogut”, ka deklaruar Sarrazin për RTK.

Gjermani ka qenë tejet vokale në kritikën ndaj qeverisë kosovare rreth dinarit, për çka e kundërshtuar jo legalitetin dhe legjimitetin e vendimit, por mënyrën apo etikën e zbatimit të vrullshëm duke i lënë të ekspozuar para ndryshimeve radikale pjesëtarët më të cënueshëm të komunitetin serb në Kosovë të cilët varen financiarisht nga Serbia.

Sarrazin këtë të enjte ka zhvilluar takime edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nga palët - nga Kosova dhe Serbia - pritet që të paraqesin. siç tha ai, "propozime konkrete dhe realiste" për çështjen e dinarit, drejt një zgjidhje së paku afatshkurte.

Lajme të ngjashme